zoom

Sport

Bayern bën gati 100 mln euro për yllin e Napolit

Bayern Munich luan në dy tavolina: nga njëra anë i reziston shitjes së Robert Lewandowski-t duke mos shkuar të takohet me Barcelonën, nga ana tjetër shkon për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Një sulmues i ri që nuk të bën të pendohesh për 238 golat e shënuar në 254 ndeshje nga polaku. Bild rinis idenë Victor Osimhen, i cili kishte hyrë tashmë në orbitën bavareze një muaj më parë dhe më pas e refuzoi për shkak të kërkesës së Napolit.

Në realitet, pozicioni i De Laurentiis ka mbetur i njëjtë: kërkesa për 110 milionë. Për të tërhequr sprintin, Bild intervistoi Gernot Rohr, një ish-mbrojtës gjerman që ka trajnuar Nigerinë nga viti 2016 deri në 2021 dhe që për këtë arsye e njeh mirë Osimhen:

“Nëse Lewandowski do të largohej vërtet, Victor do të ishte zëvendësuesi ideal: jam i sigurt se do të largohet nga Mynih”. Për sulmuesin e lindur në 1998-ës, përshtatja në Bundesliga do të ishte më e lehtë, duke pasur parasysh përvojën në Wolfsburg në 2017-18, dhe mund të ishte gjithashtu një mundësi për një revansh duke qenë se në atë sezon ai luajti 15 ndeshje pa gjetur rrugën e golit.

Megjithatë, pengesat mbeten. Fillimisht largimi i Lewandowski-t, më pas dëshira për të kaluar nga fjalët në vepra: nga 120 milionë të akorduara për një sulmues të ri, të paktën 100 duhet të derdhen në arkën e Napolit. /zoom.al/