Aplikacion
Lajmi i trishtë se aktorit shqiptar Genc Fuga po i kërcënohet jeta nga një goditje në tru, solidarizoi rrjetin në ndihmë të tij.
Bashkëshortja e Fugës, Eni Jani hapi një gofund.me për të grumbulluar para për kryerjen e operacionit.
Ndërkohë në vëmendje është rikthyer një intervistë e shkuar e Fugës, i cili foli për herë të parë për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij.
Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që ti i ke dhënë gruas tënde?
Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?
Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.