zoom

Aktualitet

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule është paraqitur në SPAK.

Marisa Nito mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.

Nuk dihet arsyeja pse u thirr në SPAK gruaja e biznesmenit të marrë nën hetim për dosjen e Erion Veliajt.

Biznesmeni Elman Abule u arrestua më 10 Shkurt, ditën kur u vendos në pranga edhe kryebashkiaku i Tiranës.

Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, Apeli i GJKKO-së zëvendësoi masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Postime të lidhura