zoom

Lajme

Barcelona “piketon” dy lojtarë nga Serie A

Barcelona “piketon” dy lojtarë nga Serie A

Barcelona po planifikon lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, duke u fokusuar në dy lojtarë të Serisë A.  

Sipas raportimeve të fundit, klubi katalanas ka kërkuar informacion për Andrea Cambiaso, i cili konsiderohet një nga shtyllat e Juventusit të drejtuar nga Spalletti.

Megjithatë, klubi torinez mund të hapë bisedimet në rast të një oferte të lartë, veçanërisht nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, media spanjolle “Mundo Deportivo” këmbëngul se prioriteti i Barcelonës mbetet Alessandro Bastoni i Interit. Klubi blaugrana kërkon një mbrojtës të majtë cilësor dhe italiani shihet si profili ideal.

Barcelona raportohet se është e gatshme të ofrojë rreth 55-60 milionë euro, duke shfrytëzuar nevojën e Interit për të siguruar të ardhura pas eliminimit të hershëm nga Champions League, si dhe faktin që kontrata e Bastonit skadon pas dy vitesh.

Postime të lidhura