Aplikacion
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti aty.
Për të dytën ditë radhazi ata kanë dalë në protestë ku kërkojnë ndaljen e punimeve dhe tërheqjen e biznesmenit Bashkim Ulaj nga projekti.
Protesta është shoqëruar edhe me përplasje me policinë dhe në një moment gjatë përplasjes shihet i shtrirë në tokë edhe një banor, i cili është ndjerë keq pas përplasjes.
60 familje thonë se çështjen e kanë çuar në SPAK dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në zgjidhjen e situatës së pronësisë.

