Aplikacion
Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar masën që i ndalon lëvizjen jashtë vendit.
Pasaporta e saj është bllokuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e saj në kuadër të hetimeve në vijim.
Në rekursin e depozituar, Balluku kërkon heqjen e kufizimit për udhëtimet jashtë Shqipërisë. Ndërkohë, lidhur me masën e pezullimit nga detyra, ajo nuk ka paraqitur kundërshtime, pasi kjo çështje është pezulluar nga Apeli deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese.
Masat ndaj saj janë vendosur pas dyshimeve të ngritura nga SPAK për shkelje të mundshme në procedura tenderuese publike, ku bëhet fjalë për fonde me vlerë të konsiderueshme./ Zoom.al