zoom

Aktualitet

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton provat nga telefoni i Berberit

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton provat nga telefoni i Berberit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vlefshmërinë e provave që, sipas hetimit të SPAK, janë siguruar nga telefoni i Ervis Berberit. Përmes mbrojtjes ligjore, ajo kërkon që këto materiale të mos përdoren në proces, me argumentin se janë marrë në kundërshtim me standardet kushtetuese.

Avokatët e saj i referohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka përcaktuar kufij për sekuestrimin dhe kontrollin e pajisjeve elektronike pa një vendim të posaçëm gjykate.

Të dhënat e përftuara nga telefoni i Berberit, sipas dosjes hetimore, kanë shërbyer për hapjen e disa linjave hetimi, përfshirë çështje që lidhen me tendera publikë, ku Balluku ka marrë statusin e të pandehurës. Aktualisht ndaj saj është në fuqi masa e sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit”./ Zoom.al

Postime të lidhura