Aplikacion
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Çezena-Olbia dhe protagonistët ishin shqiptarë. Babai i Kristian Shpendit, sulmuesit të Çezena, hyri në fushë nga tribuna për të tentuar të sulmonte portierin sard Filipo Rinaldi.
Shpendi mbërriti me vrap drejt qendrës së fushës, ku disa lojtarë dhe drejtues po bisedonin pas ndeshjes. Në atë moment ai takon Rinaldin dhe e godet me të djathtën në fytyrë.
Agresori u ndal menjëherë nga Rikardo Kiarelo, mesfushori i Juventusit dhe anëtarë të tjerë të pankinës së Çezenas. Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje të rëndë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin e Çezenas që u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi të rëndë në vetull. Mediat italiane raportojnë se presin raportin e arbitrit dhe verdiktin e gjyqtarit sportiv, pasi Çezena rrezikon skualifikimin nga fusha.
Kristian Shpendi dhe vëllai i tij Binjak Stiven Shpendi që luan te Empoli janë pjesëtarë të ekipit Kombëtar shqiptar U-21 dhe kandidatë për kombëtaren që drejtohet nga Silvinjo.