zoom

Bota

Babai i Elon Musk hedh “bombën”: Epstein nuk ka vdekur

Babai i Elon Musk hedh “bombën”: Epstein nuk ka vdekur

Errol Musk, babai i sipërmarrësit Elon Musk, ka bërë deklarata të forta lidhur me fatin e financierit amerikan Jeffrey Epstein, duke hedhur dyshime mbi versionin zyrtar të vdekjes së tij.

Në një intervistë për median ruse RIA Novosti, ai u shpreh i bindur se Epstein nuk ka ndërruar jetë, duke deklaruar se “nuk ka asnjë mundësi që ai të jetë i vdekur”.

“Ai është padyshim gjallë. Epstein nuk ka vdekur. Nuk ka dyshim për këtë… Dua të them, nuk ka asnjë mënyrë që ai të jetë i vdekur”, tha Errol Musk gjatë intervistës.

Sipas tij, rrethanat e raportuara për vdekjen e Epstein nuk janë bindëse dhe lënë hapësirë për pikëpyetje të shumta. Ai theksoi se versioni zyrtar nuk e ka bindur, duke sugjeruar se mund të ketë zhvillime të tjera të panjohura për publikun.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur dosja Epstein vijon të jetë një nga çështjet më të debatuara në SHBA dhe më gjerë. Një nga elementët që ka ushqyer teoritë dhe dyshimet është edhe raportimi se në burgun ku mbahej Epstein mungojnë rreth 62 sekonda pamje nga kamerat e sigurisë, në momentet para se ai të gjendej i pajetë.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë mbajtur qëndrimin zyrtar se Jeffrey Epstein ka ndërruar jetë në vitin 2019./ Zoom.al

Postime të lidhura