Aplikacion
Java ka nisur me kushte atmosferike të qëndrueshme në Shqipëri, ku dominojnë kthjellimet dhe intervalet e gjata me diell në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas sinoptikanit Hakil Osmani nga MeteoAlb, edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, ndërsa pasditet do të shoqërohen me vranësira të lehta dhe kalimtare.
Ndryshime të lehta priten të mërkurën, kur zonat veriore dhe lindore mund të përfshihen nga vranësira më të dendura dhe reshje të izoluara shiu, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.
Nga dita e martë pritet një rënie e lehtë e temperaturave, ku në zonat malore minimumet mund të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet do të mbeten në intervalin 20–21°C.
Meteorologët parashikojnë që edhe fundjava të jetë kryesisht e qëndrueshme, pa reshje të konsiderueshme shiu./ Zoom.al