zoom

Aktualitet

Avioni i Epstein u ul në Tiranë më 11 shtator të vitit 2018/ Çfarë donte në Shqipëri?

Avioni i Epstein u ul në Tiranë më 11 shtator të vitit 2018/ Çfarë donte në Shqipëri?

Avioni privat i Jeffrey Epstein para 8 viteve ka ateruar në Aeroportin e Tiranës, ndonëse është e paqartë arsyeja.

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në emisionin “Opinion” dokumentin që tregon se avioni i Epstein është ulur në Tiranë më 11 shtator të vitit 2018, në orën 14: 20 minuta.

Sipas gazetarit nuk ka detaje se çfarë e ka lidhur Epstein me Tiranën, nëse ka marrë apo sjellë dikë a diçka. Shqipëria përmendet disa herën edhe në dosjen e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, por nuk flitet për ndonjë udhëtim.

Një email i datës 25 maj 2012, i dërguar nga Thorbjørn Jagland, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, drejtuar Epstein pëmend specifikisht vajzat shqiptare. Në mesazh, Jagland shkruan se kishte qenë në Tiranë dhe thekson se këtu ka “vajza të jashtëzakonshme”.

Një tjetër email, më 29 mars 2017 shkruan: “Vajza shqiptare do të bënte gjithashtu çdo lloj pune që kërkohet, megjithatë dokumentet e saj paraqesin komplikime. Videoja është në dispozicion.”

Dosjet Epstein i referohen dokumenteve dhe dëshmive që lidhen me rrjetin e abuzimit seksual të drejtuar nga Jeffrey Epstein, ku përmenden kontakte me figura të fuqishme politike, financiare dhe publike. Publikimi i tyre ka nxitur debat të fortë ndërkombëtar për përgjegjësinë, transparencën dhe mënyrën si pushteti mund të mbrojë abuzuesit për vite me radhë./ Zoom.al

Postime të lidhura