zoom

Ekonomi

Autoriteti i Kokurrencës do të hetojë edhe tenderat

Autoriteti i Kokurrencës do të hetojë edhe tenderat

Autoriteti i Konkurrencës synon që vitin e ardhshëm të zgjerojë aktivitetin e tij, duke hetuar edhe tenderat publikë.

I ftuar në ScanTv, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, tha se është domosdoshmëri që të monitorojnë marrëveshjet e ndaluara të prokurimit publik, ku shifrat që luhen janë kolosale.

“Ne në mënyrë të vazhdueshme ankohemi për tenderat që ‘fitohen në kokë’ pra me vlerë limit. Në 2024-n duhet të amendohet ligji për Konkurrencën, sipas direktivave të BE-së”, tha Biba.

Ai shtoi se bizneset vendase duhet të përthithin praktikat perëndimore dhe të kenë një program për përputhshmërinë me ligjin, për ccdo vendim që marrin.

AK ka qenë një ndër institucionet më të ekspozuara ndaj kritikave, si monitorues i praktikave të padrejta në treg.