zoom

Aktualitet

Autobusi mori flakë/ Reagon Braçe: Për në kosh plehrash

Autobusi mori flakë/ Reagon Braçe: Për në kosh plehrash

Një incident shqetësues ndodhi sot në Tiranë, ku një autobus urban i linjës së Unazës mori zjarr gjatë lëvizjes në një nga linjat kryesore të qytetit.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por ngjarja vuri sërish në qendër të vëmendjes gjendjen e rëndë të transportit publik.

Qytetarët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke kërkuar ndryshim rrënjësor të sistemit dhe mbajtjen përgjegjëse të kompanive që operojnë me kontrata publike.

Autobusët janë cilësuar si të vjetëruar, të papërshtatshëm për trafikun urban, të ndotur dhe të rrezikshëm.

Ky nuk është rasti i parë që autobusët e linjës së Unazës shfaqen me probleme dhe për shumë qytetarë, ky është një alarm që nuk mund të neglizhohet më.

Incidentet e linjës së Unazës, “Green line”, pronar i së cilës është Naudir Çausholli, kanë qenë të shpeshta. Ai më i famshmi ishte rënia e autobusit në lumin e Lanës pranë Shallvareve ku 9 persona mbetën të lënduar. Atëherë, çështja u pushua nga gjykata e Tiranës, pasi të dëmtuarit vendosën të tërhiqeshin nga ankimi.

Shqetësimin e sigurisë së transportit publik e ngre edhe deputeti Erion Braçe, i cili kërkon marrjen e menjëhershme të masave.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Reagimi i Erion Braçes:

TRANSPORTI PUBLIK NE #TIRANE DUHET TE NDRYSHOJE TOTALISHT;
KOMPANITE E TRANSPORTIT QE KANE MARRE ME KONTRATE KETE SHERBIM, NUK PERMBUSHIN NE MENYRE TE NDJESHME KUSHTET, VECANERISHT CILESINE E SHERBIMIT;

AUTOBUSE PER NE KOSHIN E PLEHRAVE-aq te vjeter jane;
Totalisht te papershtatshem per trafikun e Tiranes;
Pis e zhul, NDOTIN po aq e ne fund edhe TE RREZIKSHEM sa kohe qe ju ndodh te marrin edhe zjarr, per me teper kur eshte ftohte;

SHIHENI:

Isha ne terren dhe pashe se si mori zjarr!

DUHET TE NDRYSHOJE RRENJESISHT DHE KETO KOMPANI DUHET TE MBAJNE PERGJEGJESI NJE HERE TE VETME!/ Zoom.al

Postime të lidhura