Aplikacion
Një nga autobusët e linjës se Unazës në kryeqytet ka marrë flakë, duke shkaktuar panik midis qytetarëve dhe shoferëve.
Pamjet nga Zoom.al tregojnë se autobusi është përfshirë nga flaka përballë Ministrisë së Jashtme, ku kanë ndërhyrë forcat e zjarrfikëses.
Incidentet e linjës së Unazës, “Green line”, pronar i së cilës është Naudir Çausholli, kanë qenë të shpeshta. Ai më i famshmi ishte rënia e autobusit në lumin e Lanës pranë Shallvareve ku 9 persona mbetën të lënduar. Atëherë, çështja u pushua nga gjykata e Tiranës, pasi të dëmtuarit vendosën të tërhiqeshin nga ankimi.
Po në të nnjëjtën zonë, në një tjetër aksident, autobusi i Çaushollit përplasi një veturë dhe shkaktoi një zinxhir përplasjesh përshkak të shpejtësisë së pazakontë.