Aplikacion
Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, në lagjen Rus.
Disa persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të një mjeti tip “Audi”, i cili është një pronësi të një 25-vjeçari. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa policia raportoi vetëm për dëme materiale.
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet në drejtim të një makine
Të paktën 19 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, ndërsa shenjat e plumbave janë në njërin prej xhamave.
Pronari i makinës, 25-vjeçari Alban Bruçi ëhstë një person me me precedentë të mëparshëm penalë dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku i atentatit. I riu, është arrestuar nga Policia e Shkodrës më 4 korrik të vitit 2016.
Ngjarja për të cilën akuzohej i riu ka ndodhur më 1 prill të atij viti në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni”, ku ai dyshohet se qëlloi me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet. Bruçi akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë./ Zoom.al