zoom

Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Viktimat janë një çift bashkëshortësh (Emrat)

Atentati në Lezhë/ Viktimat janë një çift bashkëshortësh (Emrat)

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për motivin e hakmarrjes pasi në vitin 2016, viktima dyshohet se ka marë pjesë në një vrasje.

Forca të shumta policie së bashku me zjarrfikës dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur hapjen e automjetit dhe zhvendosjen e trupave në morg.

Policia gjithashtu ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorëve.

Zoom.al/

Postime të lidhura