Aplikacion
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të dielë në Balldren të Lezhës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje. Sikurse duket nga pamjet e siguruara, automjeti ka marrë disa plumba.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për rrethanat e ngjarjes.
Zoom.al/




