zoom

Bota

Atentat ndaj Donald Trump? I shtrirë përtokë dhe i prangosur, ky është 31-vjeçari që qëlloi me armë zjarri

Atentat ndaj Donald Trump? I shtrirë përtokë dhe i prangosur, ky është 31-vjeçari që qëlloi me armë zjarri

Një 31-vjeçar u arrestua pasi u qëllua me armë brenda hotelit ku po mbahej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje.

Ai është identifikuar nga si Cole Tomas Allen, nga Torrance në rajonin e Los Angeles, Kaliforni.

Pasi u ndalua nga agjentët e sigurisë brenda hotelit Washington Hilton, ai u tha zyrtarëve të zbatimit të ligjit se donte të qëllonte zyrtarë në administratën Trump, thanë dy burime për CBS.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së në detyrë Todd Blanche tha për NBC se motivi i të dyshuarit për të shtënat me armë është ende nën hetim, por se gjetjet paraprake sugjeronin se ai kishte në shënjestër zyrtarët e administratës, “me shumë gjasa” përfshirë Presidentin Donald Trump.

“Ai mezi e theu perimetrin”, tha Blanche, duke shtuar se i dyshuari me shumë gjasa udhëtoi me tren nga Los Angeles në Çikago dhe më pas në Uashington DC.

Shefi i përkohshëm i policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, tha se i dyshuari nuk u qëllua nga të shtënat me armë zjarri, por u dërgua në spital për vlerësim.

I dyshuari ishte mysafir në hotelin Washington Hilton ku po zhvillohej darka e korrespondentëve ishte iarmatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika.

Trump më vonë postoi një foto nga afër që tregonte një burrë pa bluzë në dysheme me duart e prangosura pas shpine, me Shërbimin Sekret që qëndronte rreth tij.

Postime të lidhura