zoom

Lajme

Arsenali finalizon transferimin prej 48.5 milionë paund të Madueke nga Chelsea

Arsenali finalizon transferimin prej 48.5 milionë paund të Madueke nga Chelsea

Arsenali ka përfunduar nënshkrimin me sulmuesin, Noni Madueke, nga Chelsea për një tarifë fillestare prej 48.5 milionë paund.

23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Chelseat në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, por u largua nga kampi para fitores 3-0 të së dielës së kaluar kundër Paris St-Germain në finale për të finalizuar transferimin e tij te skuadra e Mikel Artetas.

Madueke ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në stadiumin Emirates, me tarifën e tij që rritet në pak mbi 50 milionë paunf me shtesa.

“I përulur dhe i bekuar që jam këtu. Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë të mundur”, shkroi ai në Instagram. “Mezi pres të dal në fushë dhe të filloj të shpërblej besimin e treguar tek unë. Do të jetë kaq e veçantë.”

Ai bëri 92 paraqitje për Chelsean pasi u bashkua nga PSV Eindhoven për 30 milionë paund në janar 2023 dhe shënoi 20 gola, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.