zoom

Slider

Arrestohet shqiptari me tre identitete, u kap në makinë me paund dhe …

Një emigrant shqiptar i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike me automjet.

Artenis Tershalla, i cili kap tre identitete u ndalua me 4 mijë paund në makinë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një çantë si dhe mbetjet e një ngarkese kanabisi.

Në momentin e arrestimit ai i tha policisë se e kishte marrë hua makinën ndërsa iu gjetën tre mjete identifikimi, italian, bullgar dhe ai shqiptar.

I riu shqiptar ndodhej në Britaninë e Madhe prej të paktën dy vitesh dhe kishte krijuar një llogari bankare duke përdorur identitetin italian ku kishte grumbulluar më shumë se 12 mijë paund në më pak se një vit.

Tershalla nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të kërkuar azil që kur kishte mbërritur në Britani në vitin 2019, por e bëri këtë disa orë nga arrestimi i tij, duke pretenduar se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse ai kthehej në Shqipëri.

Gjyqtari deklaroi se ka gjasa që ai të jetë i përfshirë në krimin e organizuar të shpërndarjes së drogës.