Aplikacion
Një punonjës i OSHEE është vënë në pranga në Lezhë, pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari të paligjshme lidhur me një automjet të vjedhur.
Sipas të dhënave, efektivët e policisë kanë ndaluar shtetasin Ervin Kodra, i cili ushtronte detyrën si përgjegjës në OSHEE për zonën e Mirditës, pasi është konstatuar në një situatë të dyshimtë me një automjet që ishte raportuar si i vjedhur në qytetin e Korçës.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se mjeti po nxirrej nga një zonë pranë shtratit të një lumi, ndërsa mbi të ishin vendosur targa të tjera, të cilat gjithashtu figurojnë të vjedhura në Elbasan.
I ndaluari ka pretenduar se automjeti ishte i bllokuar në atë zonë dhe se ai po përpiqej ta largonte, megjithatë këto deklarime janë marrë me rezerva nga grupi hetimor, i cili po verifikon të gjitha rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al