Aplikacion
Sipas zyrtarëve, miliarderi 39-vjeçar u arrestua për shkelje në lidhje me aplikacionin popullor të mesazheve.
Hetimi thuhet se ka të bëjë me mungesën e moderatorëve, duke bërë që Durov të akuzohet për mos marrjen e hapave për frenimin e përdorimit të Telegram për motive kriminale.
Durov ka lindur në Rusi dhe jeton në Dubai. Ai ka shtetësi të dyfishtë, atë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Francës.
Telegrami është veçanërisht i popullarizuar në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pasi Durov refuzoi të dorëzonte të dhënat e përdoruesit. Por ndalimi u anulua në vitin 2021.
Telegrami renditet si një nga platformat kryesore të mediave sociale pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.
Durov themeloi Telegram në 2013 dhe u largua nga Rusia në 2014.
Disa zyrtarë rusë kanë dënuar arrestimin e biznesmenit./ Zoom.al
Shqiptarët tani ikin për të punuar! BE dha 39 mijë leje në dy vjet, kryeson Gjermania