zoom

Të gjitha

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha martohen së shpejti! Zbulon detaje nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha martohen së shpejti! Zbulon detaje nga dasma

Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti! Lajmin e ka konfirmuar sonte blogerja në “Goca dhe Gra” në Top Channel, teksa tregoi edhe detaj të tjera nga dasma e shumë pritur.

Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”- tregoi Armina.

Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”- tha Mevlani.