zoom

Slider

Armando Broja stërvitet me grupin te Chelsea, dëmtim apo hatërmbetje me Sylvinho-n?!

Armando Broja stërvitet me grupin te Chelsea, dëmtim apo hatërmbetje me Sylvinho-n?!

Sulmuesi Armando Broja, po stërvitet me ekipin e parë të Chelsea-t, përpara derbit në Premier League kundër Arsenalit në fundjavë.

22-vjeçari, i cili u tërhoq nga grumbullimi me kombëtaren pas një dëmtimi sipas trajnerit Sylvinho, është parë të stërvitet normalisht me grupin, por nuk ka ende 100% garanci nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen delikate me rivalët e Londrës.

Pasi luajti vetëm dy ndeshje me Chelsea-n pas dëmtimit të rëndë që e mbajti larg fushës për 10 muaj, Broja u përzgjodh nga kombëtarja shqiptare për kualifikuesen kundër Çekisë dhe miqësoren me Bullgarinë.

Por Sylvinho tha në konferencën përpara Çekisë se sulmuesi nuk ishte në gjendje të luante dhe duhej të kthehej në “Stamford Bridge” për të vijuar rikuperimin.

Mesa duket ai nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë në dispozicion të ekipit.

Mbetet enigmë nëse Broja u dëmtua te Shqipëria, apo u largua nga ekipi, pasi donte të ishte titullar. /zoom.al/