zoom

Slider

Armando Broja e nis titullar te Chelsea, shënon gol dhe largohet nga fusha me mjekët

Armando Broja u rikthye të luajë titullar pas shumë kohësh mungesë për shkak dëmtimi dhe udhëhoqi Chelsean drejt fitores së dytë në kampionat, më shumë se një muaj pas asaj të parës ndaj Lutonit më 25 gusht.

Sulmuesi 22-vjeçari shqiptar bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe shënoi golin e dytë për blutë e Londrës në minutën e 19’, teksa qëndroi në fushë për 64 minuta, kur edhe u zëvendësua nga Sterling e la fushën me ndihmën e mjekëve.

Nuk dihet ende nëse ishte një tjetër dëmtim, apo thjesht një masë sigurie e sulmuesit, për të mos rrezikuar më shumë, teksa vlen të theksohet se për derbin e Londrës, Broja u vlerësua me notën 7.2 nga sajti i specializuar ‘SofaScore’.

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol, shpërdoroi një mundësi të mirë në fillim të pjesës së dytë me kokë dhe krijoi disa mundësi për shokët e skuadrës, duke treguar se ishte në formë mjaft të mirë.

Sulmuesi kuqezi realizoi me sukses 3 nga 4 tentativat për driblim, fitoi 5 nga 7 duelet me kundërshtarët dhe 2 nga tre duelet ajrore, teksa më pas la fushën i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve të Chelsea-t. /zoom.al/