zoom

Aktualitet

Arben Ahmetaj “plas bombën”: Rama ka pasur plan për të më rrëmbyer

Arben Ahmetaj “plas bombën”: Rama ka pasur plan për të më rrëmbyer

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë ku pretendon se kryeministri Edi Rama ka pasur në plan ta rrëmbejë.

“Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm. E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t’u eliminuar fizikisht.”- ka thënë Ahmetaj.

Akuzën, Ahmetaj e ka bërë në një intervistë për Syri Tv ku është shfaqur nga arratia.

Më tej, ai hedh dritë mbi depozitat financiare të kryeministrit, duke sjellë fakte, emra dhe skema që nuk janë dëgjuar kurrë më parë nga publiku shqiptar.

Ahmetaj rrëfen se si shteti është shndërruar në një strukturë mafioze, si funksionon dirigjimi i sistemit të drejtësisë dhe mënyra se si kryeministri i vendit përdor pushtetin për të shmangur përgjegjësinë penale etj.

Ish-zëvendës kryeminisrtri Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre ndërsa është shpallur në kërkim që prej vitit 2023./ Zoom.al

Postime të lidhura