zoom

Lajme

Ahmetaj: Rama e gënjeu Erion Veliajn vetëm që të arrestohej në zyrë

Ahmetaj: Rama e gënjeu Erion Veliajn vetëm që të arrestohej në zyrë

Arben Ahmetaj është shprehur në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, sepse asnjë nuk çohet të flasë kundër Edi Ramës.

Si ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës dhe që i ka parë gjërat nga brenda me syrin e tij, Ahmetaj u shpreh se Rama ia ka dhënë Shqipërinë 15 oligarkëve, e ka ndarë me hartën para.

Më tej ai ka thënë se edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet pas hekurave për shkak të Edi Ramës. 

“Erion Veliaj është viktimë e Ramës dhe e ka gënjyer në mënyrë të vazhdueshme për të bërë spektakël që ta arrestonte në zyrë. Edi Rama është tallur me Erion Velinë dhe e ka degjeneruar publikisht me qëllim, për statistikë, për heqje qafe. Dhe po ta shikoni përse e ka futur në burg, s’ka lidhje fare me depozitën. E mban, se depozita është e Ramës. Jo, se depozita nuk duhet ngacmuar, se i kthehet Erion Veliaj thotë atij unë i kam bërë për ty këto. Dhe po ta shohësh ti, i lirojnë asetet X-it dhe Y-it të lidhura me Erion Velinë,”- tha Ahmetaj./ Zoom.al

Postime të lidhura