zoom

Aktualitet

“Krimi i organizuar ka njerëz në qeveri”/ Ahmetaj akuza Ramës: Ka katër depozita kriminalo-financiare dhe për këtë arsye i mbron

“Krimi i organizuar ka njerëz në qeveri”/ Ahmetaj akuza Ramës: Ka katër depozita kriminalo-financiare dhe për këtë arsye i mbron

Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur mbrojtjen politike dhe institucionale me atë që ai e quan “depozita parash”.

Duke u ndalur te thelbi i deklaratës së tij, Ahmetaj u shpreh:

“Edi Rama, kreu i organizatës, ka katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitsen, AKSH-i, kopshti privat i tij, dhe 7–8 vitet e fundit, shëndetësia.”

Më tej, ai shpjegoi pse, sipas tij, disa figura trajtohen ndryshe nga drejtësia:

“Kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua.”

Ahmetaj shtoi se një mbrojtje e tillë politike do të ishte e papranueshme për të: “Unë do isha i turpëruar të më mbronte kreu i organizatës. Mua po të më mbronte kreu i organizatës, i bie që isha pjesë e organizatës së tij kriminale.”

Më tej ai deklaroi se krimi i organizuar ka njerëz në kupolën e policisë, në qeveri dhe në drejtësi./ Zoom.al

Postime të lidhura