zoom

Aktualitet

Alarm në Durrës: Priten erëra të forta, qytetarët të tregojnë kujdes

Alarm në Durrës: Priten erëra të forta, qytetarët të tregojnë kujdes

Bashkia e Durrësit ka ngritur alarmin për qytetarët pas parashikimeve meteorologjike që nënvizojnë intensifikimin e erërave gjatë orëve në vijim.

Sipas njoftimit zyrtar, era nga drejtimi jugor pritet të arrijë shpejtësi deri në 25 metra për sekondë, duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme dhe deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke ndjekur në vazhdimësi njoftimet dhe udhëzimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Bashkia njofton se të gjitha strukturat emergjente janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme që mund të lindë nga moti i keq./ Zoom.al

Postime të lidhura