Aplikacion
Lëndimi që pësoi Neymar gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Brazilit më 18 tetor, e ka lënë brazilianin në një situatë mjaft të komplikuar. Jo vetëm sepse praktikisht i mungon sezoni, por edhe sepse nuk është e sigurt që rikuperimi i tij do të jetë absolut.
Neymar po kalon ndoshta momentin më të keq të karrierës së tij sportive. Gjithçka mund të ishte ndryshe kur verën e kaluar ai pati mundësinë të rikthehej në Barcelonë, por më në fund vendosi të pranojë propozimin e futbollit saudit dhe megjithëse zbarkoi në Arabinë Saudite për t’u bërë një nga yjet e kampionatit, gjithçka është shkon keq për të.
E duke qenë se ai nuk do të mund të luajë më këtë sezon, klubi i tij, Al Hilal, ka vendosur të pezullojë përkohësisht regjistrimin e lojtarit brazilian në ekip dhe kampionat, sipas medias saudite Arriyadiyah.
Trajneri portugez Jorge Jesús dëshiron të inkorporojë një mbrojtës të majtë këtë merkato dimërore dhe meqenëse kuota e lojtarëve të huaj është e mbushur, Neymar nuk do të jetë pjesë e skuadrës derisa të rikuperohet nga lëndimi.
Liga Arabe pranon tetë vende për lojtarët jo-sauditë dhe duke pasur parasysh nevojën për të përforcuar korsinë e majtë, Neymar do të jetë ai që sakrifikohet për t’i lënë vend atij. /ZOOM.AL/