zoom

Lajme

Aktori i njohur Van Damme bën shqiponjën në nder të mikut shqiptar

Aktori i njohur Van Damme bën shqiponjën në nder të mikut shqiptar

Ndue Mylyshi, një 61-vjeçar shqiptar, humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë pas një përleshjeje me qiramarrësin e tij në lagjen Itterbeek të Anderlecht, Belgjikë.

Ai ishte pronari i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë aktorin e famshëm Jean-Claude Van Damme.

Nga një spital në Francë, ku po shërohej nga një operacion në shpinë, Van Damme u ngrit dhe bëri simbolin e shqiponjës në nder të 61-vjeçarit shqiptar.

Përmes postimit të tij, aktori shprehu ngushëllime për familjen e mikut të tij, i njohur edhe si Noel, duke treguar respekt dhe dhimbje për humbjen e tij. Zoom.al/