Aplikacion
Një ndër emrat që përflitet se do të bëhet pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP është aktori i humorit, Visjan Ukcenaj.
Por vetë Visjani ka mohuar se do të jetë konkurrent në një format të tillë, duke shpjeguar se nuk qëndron dot larg familjes për një kohë aq të gjatë.
Në vend të Big Brother VIP, ai tregoi se rolet e tij në Portokalli nuk do të mungojnë as në sezonin e ri.
“Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do ë ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.
Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj
