zoom

Aktualitet

Aksioni në zyrat e “Bankers”/ Në total 14 urdhër-arreste, detajet

Aksioni në zyrat e “Bankers”/ Në total 14 urdhër-arreste, detajet

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar drejtori aktual i kompanisë, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Ndërkohë bëhet me dije se janë dhënë 14 urdhër-arreste për drejtues, ish-drejtues dhe zyrtarë të kompanisë. Katër persona janë vënë nën masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Fierit, teksa katër zyrtarë të tjerë, kinezë janë shpallur në kërkim.

Kontrollet dyshohet për ngritjen e një skeme mashtrimi në dëm të shtetit. Ende nuk ka asnjẽ reagim zyrtar.

Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Postime të lidhura