zoom

Aktualitet

Aksioni i SPAK në Tiranë, 10 të arrestuar për call center-at në kullën në qendër

Aksioni i SPAK në Tiranë, 10 të arrestuar për call center-at në kullën në qendër

Një operacion i gjerë i zhvilluar nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka çuar në pranga dhjetë persona në kryeqytet, lidhur me aktivitetet e paligjshme të call center-eve.

Kontrollet u ushtruan mbrëmjen e të premtes në një nga kullat përballë Kishës Ortodokse në Tiranë, ku ambientet ishin marrë me qira dhe përdoroheshin për operacione të dyshimta.

Gjatë aksionit u sekuestruan pajisje dhe dokumente që dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse në kryeqytet funksionojnë edhe ambiente të tjera të ngjashme, të cilat mund të jenë përdorur për call center-e jashtë ligjit.

Autoritetet paralajmërojnë se aksioni është pjesë e një monitorimi të vazhdueshëm për zbardhjen e rrjetit të veprimtarive ilegale, duke synuar goditjen e grupeve që përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet online./ Zoom.al

Postime të lidhura