Aplikacion
Një operacion i përbashkët i SPAK, autoriteteve italiane dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit ka çuar në zbërthimin e një rrjeti të sofistikuar call center-esh në Tiranë, që dyshohet se mashtronte mijëra persona në mbarë botën.
Gjatë aksionit u arrestuan 10 persona, përfshirë edhe një shtetas italian, ndërsa dy pronarë të qendrave të thirrjeve janë shpallur në kërkim.
Hetuesit sekuestruan gjithashtu portofole kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetet ilegale të rrjetit.
Operacioni nisi pas denoncimeve të publikuara në emisionin investigativ italian “Le Iene”, ku gazetari Luigi Pelazza dokumentoi se call center-et operonin në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, duke mashtruar mijëra viktima dhe duke përvetësuar miliona euro.
Skema funksiononte duke bërë telefonata që premtonin fitime të mëdha me lehtësi, duke përdorur platforma dixhitale që simulonin investime të rreme. Hetuesit arritën të identifikojnë edhe drejtuesit e rrjetit, përfshirë personat përgjegjës për rekrutimin e punonjësve të call center-eve në Shqipëri.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari