Aplikacion
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, së bashku me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimi kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme një operacion kontrolli në rrugën “Myslym Shyr” në Tiranë.
Sipas burimeve mediatike, veprimet po zhvillohen në një ambient të marrë me qira, i ndodhur brenda një pallati luksoz në këtë zonë.
Kontrollet lidhen me një procedim penal që po hetohet në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi objektin e hetimit.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të shoqëruar apo të arrestuar, ndërsa operacioni vijon të jetë aktiv. Informacione më të plota pritet të bëhen publike në orët ose ditët në vijim./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari



