Aplikacion
Policia në Korçë ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit, u zbuluan 5 lokale në Korçë dhe Pogradec që përdoreshi për lojëra të paligjshme.
Nga aksioni u arrestuan dy administratorë lokalesh: J. L., 29 vjeç, në Korçë dhe E. M., 26 vjeç, në Pogradec. Gjithashtu, 6 persona të tjerë, punonjës dhe administratorë, janë proceduar penalisht.
Policia njofton se gjatë kontrollit u gjetën monitorë dhe aparate celularë që përdorej për baste sportive. Po ashtu, disa punonjës nuk ishin regjistruar ligjërisht.


