Aplikacion
Një qytetar ka ngritur shqetësim publik lidhur me përmbajtjen e faqes zyrtare të Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) Fier, ku prej disa javësh, në seksionin “Njoftime”, shfaqen reklama të dyshimta në gjuhë të huaja, përfshirë rusisht, anglisht dhe frëngjisht.
Reklamat në fjalë lidhen me aktivitete të ndaluara si kumari online, duke promovuar pokerin, bastet sportive dhe lojërat e fatit, çka ka shkaktuar reagime për mungesë sigurie dhe serioziteti në faqen zyrtare të një institucioni shtetëror me funksione arsimore.
Qytetari që denoncoi rastin ironizoi situatën, duke thënë se ZVA Fier “po përpiqet t’ua bëjë më tërheqëse kohën e pritjes mësuesve që presin për një vend pune, duke i ndihmuar të heqin stresin me pak lojëra fati”.
Ky incident hedh dritë mbi problemet e sigurisë kibernetike dhe mirëmbajtjes së faqeve zyrtare shtetërore, si dhe ngre nevojën për mbikëqyrje dhe ndërhyrje urgjente për të shmangur ekspozimin e qytetarëve ndaj përmbajtjes së papërshtatshme në platformat publike.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit