Aplikacion
Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka dalë këtë të dielë me një njoftim zyrtar lidhur me një operacion që u zhvillua dy ditë më parë në Tiranë, lajm i cili u bë i ditur fillimisht nga mediat.
Prokuroria e Posaçme bën me dije ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për mashtrim kompjuterik përmes Call Center-eve në Tiranë, duke mashtruar shtetas italianë dhe europianë me investime fiktive në kriptomonedha.
Hetimi nisi më 9 janar 2026, pas referimit të gazetarëve të emisionit investigativ italian “Le Iene” (Mediaset), të cilët dorëzuan prova filmike nga një hetim i infiltruar. Sipas SPAK, një Call Center në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përdorej për mashtrime online, me staf që operonte në disa gjuhë të huaja.
Autoritetet zbuluan se grupi kishte ndërtuar një sistem të sofistikuar sigurie dhe, pas dyshimeve për ndërhyrje, kishte larguar pajisjet gjatë natës së 16 janarit 2026. Pajisjet u transportuan drejt një ambienti tjetër në godinën “Downtown One”, ku u zbulua një Call Center i dytë në ndërtim e sipër.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 6 persona, ndërsa për 5 të tjerë janë lëshuar urdhra ndalimi, tre prej të cilëve vijojnë të jenë në kërkim. Në 28 kontrolle u sekuestruan qindra pajisje kompjuterike, dokumente, serverë, automjete dhe një makinë luksoze Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve.
SPAK njofton se hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet e huaja për identifikimin e plotë të autorëve dhe viktimave, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mashtrimeve online përmes Call Center-eve.
Zoom.al/
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari