Aplikacion
Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për producentin Petri Bozo, i cili përfshi në një aksident rrugor në fshatin Mengël të Elbasanit, ku humbi jetën një i mitur.
Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.
Burime nga seanca bëjnë me dije se prokuroria ka paraqitur provat dhe argumentet mbi bazën e të cilave ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata.
Avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.
Bozo u arrestua të hënën e 25 majit. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij, Bozo nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as me shpejtësi, por nuk e ka parë fëmijën kur ka dalë në rrugë./ Zoom.al