zoom

Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Apeli lë në burg regjisorin Petri Bozo

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Apeli lë në burg regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për regjisorin Petri Bozo, i cili po hetohet për aksidentin tragjik ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar në Elbasan.

Trupa gjykuese rrëzoi ankimin e Bozos, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit dhe duke mos pranuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë me një më të lehtë.

Ngjarja për të cilën ai po hetohet ndodhi më 25 maj pranë shkollës së fshatit Mengël. Viktima, një nxënës i klasës së parë, u përplas për vdekje teksa ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën e vogël në shkollë.

Në dëshminë e parë të dhënë para uniformave blu, Bozo ka deklaruar se po lëvizte me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesve të shpejtësisë në rrugë.

Sipas tij, në momentin e ngjarjes kishte përshëndetur një efektiv policie që ndodhej pranë zonës dhe më pas ka ndjerë përplasjen./ Zoom.al

Postime të lidhura