Aplikacion
Aktori i famshëm, Sam Neill, i cili ndërroi jetë të hënën në një spital të Sideny, vdiq nga pneumonia, konfirmoi agjenti i tij.
Familja e 78-vjeçarit, i njohur për rolet e tij në “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”, e përshkroi vdekjen e tij si të papritur.
Por agjenti i Neill, Philip Grenz, lëshoi një deklaratë të enjten në lidhje me shkakun e vdekjes, pasi foli me familjen e aktorit lidhur me disa raportime të pasakta në media.
Në prill të këtij viti, Neill njoftoi se ishte në remision pasi u diagnostikua me limfomë jo-Hodgkin, një lloj kanceri në gjak, vite më parë. Familja e tij tha se aktori ishte shëruar nga kanceri kur vdiq.
“Si përfaqësues i hershëm i Sam Neill, fola me familjen e tij dhe dua të sqaroj disa detaje për fansat”, tha Grenz, duke shtuar: “Semi ndërroi jetë nga pneumonia. Përpara se të sëmurej, Semi luftoi me trimëri dhe kishte mposhtur limfomën përmes një trajtimi të ri të quajtur terapia CAR-T.”
Grenz tha se gjatë vitit të kaluar, Neill kishte “xhiruar katër projekte njëra pas tjetrës… të cilat të gjitha do të publikohen brenda muajve në vijim”.
Ai shtoi se familja e Neill “do ta nderojë atë me një memorial privat familjar në fermën e tij në Zelandën e Re në një datë ende të pacaktuar”.
Neill luajti rolin e Dr. Alan Grant në Jurassic Park dhe gjithashtu u shfaq në filma duke përfshirë The Piano, The Hunt for Red October, Dead Calm dhe Event Horizon, si dhe dramën televizive të BBC-së Peaky Blinders.
Gjatë një karriere që shtrihet në më shumë se pesë dekada, Neill pati më shumë se 150 role në ekran.
Paraqitja e tij e fundit në film ishte në The Fox (2025), ndërsa televizive ishte në serialin e Netflix Untamed (2025). Ai pritet të bëjë paraqitje pas vdekjes në Godzilla x Kong: Supernova dhe The Last Resort në vitin 2027.
I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë