Aplikacion
Aktori Sam Neill, i njohur për filmat “Jurassic Park” dhe “The Piano”, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.
“Vdekja e tij ishte e papritur”, sipas një deklarate të postuar në faqen e aktorit në mediat sociale të hënën.
Në vitin 2023, Neill zbuloi se ishte diagnostikuar me limfomë angioimunoblastike të qelizave T, një lloj i rrallë i limfomës jo-Hodgkin. Por ne deklaraten e familjes së tij thuhet se ai ishte sheruar nga kanceri duke mos specifikuar shkakun e vdekjes.
“Me trishtim të thellë, familja e Sam Neill ndan lajmin për ndarjen e tij nga jeta të hënën, më 13 korrik, në Sydney, Australi”, shkroi familja e Neill në një deklaratë. “Humbja ishte e papritur. Më shumë detaje do të ndahen më vonë, por tani për tani, në emër të familjes, ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre ndërsa ata përballen me këtë humbje.”
Karriera e Neill si aktor përfshinte dhjetëra role në televizion dhe filma, duke përfshirë “Peaky Blinders”, “The Hunt for Red October” dhe “Omen III: The Final Conflict”.