Aplikacion
40-vjeçari nga Kosova, sipas mediave të huaja, po drejtonte një mjet me targa sllovene kur doli në korsinë e kundërt dhe përplasi makinën tjetër, që drejtohej nga një 45-vjeçar kroat.
Ky i fundit për pasojë humbi jetën, ndërsa të plagosur mbetën dy polakë që udhëtonin me të, 45 dhe 48 vjeç.
Po ashtu, të plagosur rëndë gjatë përplasjes mbetën edhe vetë 40-vjeçari nga Kosova që shkaktoi aksidentin, një 42-vjeçare, një 18-vjeçar dhe një fëmijë vetëm një vjeç. Ata ishin pasagjerë në makinën e shqiptarit dhe të gjithë janë nga Kosova.
Në luftë për jetën në spital janë shoferi 40-vjeçari, 42-vjeçarja dhe fëmija.