zoom

Bota

Aksident në Greqi. Kamioni godet makinat, të paktën 2 viktima

Aksident në Greqi. Kamioni godet makinat, të paktën 2 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Greqi, në vendin e quajtur Polimero, përgjatë aksit rrugor Egnatia, në zonën mes Verias dhe Kazanës.

Një kamion që po lëvizte në drejtim të Igumenicës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me stacionin e pagesës së taksave rrugore.

Nga përplasja e fuqishme, kamioni ka goditur gjithashtu dy autovetura që ndodheshin aty pranë. Si pasojë e aksidentit ka shpërthyer zjarr, duke e rënduar më tej situatën.

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet për të paktën dy persona të vdekur dhe dy të plagosur. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ekipe emergjente.

Qarkullimi në aksin rrugor Egnatia është pezulluar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për të normalizuar situatën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas mediave, shkak për aksidentin e rëndë dyshohet të jetë bërë prezenca e mjegullës./ Zoom.al

Postime të lidhura