zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnjë/ Makina përplaset me motorin, humb jetën 44-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë” rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se mjeti tip “Benz” me drejtues 22 vjeçarin me iniciale Q. O., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale G. A.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 44-vjeçari, ndërsa drejtuesi i “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.