zoom

Lajme

Akademia zbulon datat për ceremonitë e çmimeve Oscar 2027 dhe 2028

Akademia zbulon datat për ceremonitë e çmimeve Oscar 2027 dhe 2028

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka publikuar datat për dy ceremonitë e ardhshme të ndarjes së çmimeve Oscar, përfshirë 100-vjetorin historik të ngjarjes.

Tani e dimë se 99 vjetori i Çmimeve Oscar do të mbahen më 14 mars 2027, ndërsa ceremonia e 100 vjetorit, më 5 mars 2028.

Këto do të jenë dy ceremonitë e fundit që do të mbahen në Teatrin Dolby në Ovation Hollywood përpara se Çmimet e Akademisë të zhvendosen në Teatrin Peacock në qendër të Los Angeles për ceremoninë e 101-të në vitin 2029, të njëjtin vit kur Çmimet Oscar do të transmetohen në YouTube.