Aplikacion
Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, është shtatzënë.
Veliaj dhe Xoxa pritet të bëhen prindër për herë të dytë, ndërsa burime jo-zyrtare thonë se Ajola ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë.
Mësohet se shtatzënia është arritur përmes metodës in-vitro, pas disa përpjekjeve të mëparshme.
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë prindër të një djali, të quajtur Kajan.
Ndërkohë, SPAK ka përfunduar hetimet dhe dosja e Xoxës tashmë ka kaluar për gjykim në GJKKO. Ndaj saj rëndojnë 12 akuza, përfshirë 9 për korrupsion, një për pastrim parash, një për fshehje pasurie dhe një tjetër për mosdeklarim të pasurisë.
Ndërsa Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës dhe përballet me 13 akuza, mes të cilave korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli./ Zoom.al