zoom

Slider

Ahmataj debuton me fitore te Tirana: Meritën për këtë sukses e ka grupi

Ahmataj debuton me fitore te Tirana: Meritën për këtë sukses e ka grupi

Tirana e Ahmataj ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme në klasike 1-0 kundër Vllaznisë.

Ndeshja u vulos në aksionin e fundit, me Hasanin që shënoi golin e fitores.

“Për pak ditë nuk mund të bësh shumë gjëra, kjo kuptohet. Merita nuk është e imja në këtë fitore. Tirana zëvendësoi trajnerin dhe unë u thërrita në detyrë. Merita i përket lojtarëve dhe atyre që kanë punuar me ekipin. Sot pashë një motivim shumë të madh skuadrës. Në pjesën e parë ishim shumë të ekuilibruar, na mungoi vetëm finalizimi. Tirana nuk hyn në eufori se fitoi një ndeshje. Sigurisht që fituam kundër Vllaznisë dhe është ndeshje e veçantë, por kemi ende punë përpara”.

Problemet e Tiranës – “Ndodh me çdo ekip në botë që pas një vere të suksesshme, pas një kohe të gjatë, fillon një periudhë relaksimi që ndikon keq në skuadër. Kam shumë dëshirë ta drejtoj unë ekipin”, tha trajneri Julian Ahmataj. /zoom.al/