zoom

Lajme

Agron Llakaj përlot me fjalët për Kostandinën në ditëlindjen e saj: Ti je mes nesh

Agron Llakaj përlot me fjalët për Kostandinën në ditëlindjen e saj: Ti je mes nesh

Agron Llakaj përloti me fjalët e dedikuara për bashkëshorten, Kostandina, që u nda nga jeta në maj për shkak të kancerit të gjirit.

Këtë 1 dhjetor, Kostandina do të festonte ditëlindjen e saj.

Agron Llakaj kujton në postimin e tij ditëlindjen e fundit të kaluar së bashku, ndërsa rrëfeu të gjithë dhimbjen që ka lënë pas me ikjen e saj.

Postimi i plotë i Agron Llakajt:

“E dashur dhe e shenjtë Kostandina!
1 dhjetor, ti sot ke ditëlindjen. Si sot, një vit më parë, sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam. Sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa ty…

Çdo ditë në ecejaket tona drejt teje, një tufë lule e një qiri. Shpirti yt që vjen çdo ditë e natë te ne, herë si flutur e herë si vegim, na bën të mendojmë se ti na ndjek, na shikon nga atje lart. E ne kërkojmë dëshpërimisht me sytë nga qielli një shenjë nga ty, duke shpresuar që ai ylli që shndërit më fort natën je ti, që ajo reja si engjëll je ti, që Dielli ynë je ti Kostandina. Dielli që presim çdo ditë të rilindë. Ah sa e rëndë është pritja.

Por ti ke ditëlindjen sot, ndaj buzëqesh shpirt e gëzo mes engjëjsh me Zotin atje lart. Ai të solli në jetë në 1 dhjetor, ty dashuria e jetës time dhe nëna thesar e fëmijëve tanë. Kostandina e dashur deri në dhimbje, me sytë drejt teje, të them se në këtë ditëlindje ti je këtu mes nesh, je mes të gjithëve që deshe dhe të deshën shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje ti, si në këtë foto me trup e shpirt. Për ty do ketë veç ditëlindje. Të dua!

Postime të lidhura